mercoledì 20 dicembre 2017

Viti 2018-të ka një formulë lumturie që do të funksionojë në jetën personale

Rritja është diçka e mirë dhe ne të gjithë duam të jemi pjesë e nje kompanie në rritje.

Por ka një anë të errët; një vit kur ju punoni vonë netëve, në fundjavë dhe të qenët gjithnjë online – të gjitha këto mund të jenë një barrë e rëndë, duke zvogëluar energjinë dhe duke ndikuar në mirëqenien tuaj.

Studimet tregojnë se njerëzit që kanë më shumë burime personale si shpresa, optimizmi dhe aftësi për t’u ripërtërirë janë më të zotë të gjejnë dhe të ruajnë një balancë më të mirë midis kërkesës dhe burimeve në punë.
Zakonisht këta njerëz përdorin të njëjtat burime personale për të gjetur pasionin e gëzimin në punë dhe jashtë saj. Burimet personale janë si burime energjie të rinovueshme. Mënyra më e mirë për t’i ripërtërirë ato është të përmirësoni mirëqenien tuaj.


Paqja
Ky aspekt i mirëqenies karakterizohet një ndjenjë kuptimi dhe qëllimi në jetë e cila çon drejt qetësisë, ekuilibrit dhe ndjenjës që lidhet me diçka më të madhe se vetja. Për shumë feja është burim i fuqishëm paqe, por të tjerë gjejnë paqe në mënyra të ndryshme, madje edhe nëpërmjet punës që bëjnë. Analizoni: -Puna ime, a më jep mundësinë të bëj bashkë vlerat me veprimet e mia -A po kontribuoj në diçka të mirë më të madhe -A kaloj kohë në aktivitete që më japin një ndjenjë paqeje




Përshtatja
Kjo përfshin qëndrimin tonë, vlerat që përçojmë dhe sjelljen tonë për të ruajtur ekuilibrin dhe produktivitetin në punën, veçanërisht kur përballemi me ndryshime. Kur ne dimë të përshtatemi mirë, kjo tregon se jemi njëkohësisht eksibël dhe të fokusuar. Ne kemi besim se mund t’i kapërcejmë pengesat dhe ta bëjmë punën tonë siç duhet. Pyesni veten: -A përballem shpejt përballë ndryshimeve të papritura -A këmbëngul kur përballem me një problem -A i marr përgjegjësitë për të zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e mia
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Viti 2018-të ka një formulë lumturie që do të funksionojë në jetën personale Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION