sabato 23 dicembre 2017

Zbulohet plani i Bashës për festat e fundvitit, mobilizimi i partisë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk do të pushojë gjatë festive të fundvitit. Sipas Balljkanëeb, fillimi i javës së ardhshme do të shënojë nisjen e një turi takimesh të Lulzim Bashës në disa bashki të vendit. Ky seri takimesh do të jetë një bashkëbisedim me qytetarët për krizën ekonomike, politike dhe kushtetuese ku ndodhet Shqipëria. Burime në Partinë Demokratike konfirmuan se takimet me qytetaret do të jenë edhe në funksion të protestave të paralajmëruara nga opozita. Nuk dihet, nëse pas Vitit të Ri, Partia Demokratike do të hyjë apo jo në Parlament.
Lulzim Basha konfirmoi dy ditë më parë se po shqyrtohen tre opsione të marrëdhënies së opozitës me parlamentin, me avatazhet dhe disavantazhet e tyre. Opsioni i parë është për një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Opsioni i dytë është për bojkot pa afat Opsioni i tretë është ai i invalidimit të mandateve.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Zbulohet plani i Bashës për festat e fundvitit, mobilizimi i partisë… Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION