martedì 26 dicembre 2017

25 vjeçarja e pëson keq në Rinas, kapet me dokumenta të falsifikuara

Një 25 vjeçare me iniciale S.H është arrestuar nga policia, për dokumentë të falsifikuara në aeroportin e Rinasit. Vajza është kapur me një pasaportë dhe një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas, u shprehën  se më datë 24.12.2017,  kanë kaluar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.H, vjeç 25, banuese në Burrel, pasi dyshohet se në dalje te aeroporti Rinas, iu gjetën një pasaportë e një kartë shëndeti italiane, të falsifikuara.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: 25 vjeçarja e pëson keq në Rinas, kapet me dokumenta të falsifikuara Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION