martedì 26 dicembre 2017

Berisha takon sozinë e tij: Dyshe si kjo s’ka parë bota

Ish kryeministri Berisha ka pritur një vizitë të pazakontë në zyrën e tij.  Bëhet fjalë për aktorin dhe regjizorin e njohur të filmit “Drejt Fundit”, Drilon Hoxha.  Si duket aktori ka realizuar ëndrrën e tij, për të imituar ish kryeministrin Berisha, një ëndërr e lënë përgjysmë në spektaklin e humorin “Portokalli”. 
Në deklaratat e tij të mëparshme, Driloni akuzoi Agron Llakaj që e kishte penguar të realizonte rolin e tij, si Berisha në programin e humorit. Por si duket ëndrra e tij është realizuar më në fund. Si pjesë e kastit të “Dance ëith me”, ai ka realizuar një bashkëbisedim interesant. Përgjatë gjithë spektaklit ai e ka imituar me batutat e tij deputetin e Partisë Demokratike dhe në finalen e madhe, Driloni e ka takuar “sozinë” në zyrën e tij.  Ndërkohë ish kryeministri ka shfrytëzuar rastin të urojë shqiptarët, për festat e fundvitit. “Në radhë të parë doja të uroja të gjithë spektatorët e “Dance Ëith Me” si dhe të gjithë shqiptarët. Dyshe si kjo s’ka parë bota, u shpreh lideri historik i së djathtë”, u shpreh ai.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Berisha takon sozinë e tij: Dyshe si kjo s’ka parë bota Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION