domenica 24 dicembre 2017

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, ku për pasojë dy shtetas kanë mbetur të plagosur.
Burrë e grua, kanë humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë janë plagosur të dy dhe ndodhen në spitalin e Fierit për trajtimin e nevojshëm
“Në datën 24.12.2017, ora 16:40, në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, shtetasi K.H, 70 vjeç, banues ne fshatin Varibop, Fier duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij që ndodhej në mjet shtetesja F.H, 65 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, automjeti del nga rruga, dy të plagosur Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION