domenica 24 dicembre 2017

Njihuni me parashikimin e motit për ditët në vijim

Prej ditës së sotme, pritet një rritje temperaturash si në vlerat minimale ashtu dhe maksimale. Ndonëse vranësirat kalimtare më të shpeshta në zonat veriore nuk do të mungojnë, në të gjithë territorin e vendit do të mbizotërojë moti i kthjellët. Temperaturat shënojnë një rritje me 2 – 3°C; por rritje të ndjeshme sjell dita e hënë në të dy ekstremumet termike ditore. Rrjedhimisht, temperaturat e mëngjesit do variojnë nga -2 në 3°C në zonat malore; në 4 – 7°C mëngjesi në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa mesdita e së hënës do të ngjisë maksimumet termike në 8 – 9°C në zonat malore dhe mbi 15°C, në zonat e ulëta dhe bregdetare.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Njihuni me parashikimin e motit për ditët në vijim Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION