domenica 24 dicembre 2017

Qarkullonin pa leje drejtimi, procedohen penalisht 24 shtetas, 6 në kërkim

Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qëndrat e banuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo dhe për shkelje të tjera, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar 91 drejtues mjetesh, të cilëve u është pezulluar Leja e Drejtimit.
Kontrollet janë intensifikuar edhe nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur Dragerat e Radarët. Mes shofërëve ka rezultuar edhe njëri që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Në videon e shpërndarë nga policia, efektivi i kujton këtij të fundit se udhëtonte me 101 km/orë në një zonë ku lejohej vetëm me 40 km/orë dhe i komunikon pezullimin e patentës.
Si rezultat i kontrolleve të ushtuara nga Forcat e Posaçme e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shqiponjat janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.
Janë shoqëruar në ambjentet e Komisariateve të Policisë 24 shtetas, për verifikim, pasi qarkullonin pa dokument identifikimi me vete.
Nga verifikimet e kryera ka rezultar se 16 prej tyre ishin persona të skeduar nga ana e policisë si persona me precedent penal.
TE DHENAT E POLICISE
Konkretisht policia ka pezulluar:
• 53 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejura, ku në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.
• 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,
• 4 Leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe
• 11 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të ndryshme.
Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :
• 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, si dhe
• 2 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet të pa paisur me Leje Drejtimi.
Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur:
• 42 masa për mos përdorimin e rripit të sigurimit.
• 83 masa për parakalim të gabuar
• 87 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit
• 12 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit
• 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
• 269 për qëndrim të gabuar, si dhe
• 452 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë bllokuar dhe 8 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, do vijojnë të intensifikojnë masat në të gjitha drejtimet, duke rritur prezencën e Policisë në rrugë, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, me qëllim që siguria e jetës dhe bukuria e festave të fundvitit , të mos cënohet dhe errësohet nga krimi dhe paligjshmëria.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Qarkullonin pa leje drejtimi, procedohen penalisht 24 shtetas, 6 në kërkim Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION