venerdì 22 dicembre 2017

Biskota festive

Përbërësit për biskotat:
● 1 vezë
● 70g sheqer
● 110g miell
● 40g kakao e hidhur
● ½ lugë kafeje sodë për ëmbëlsira
● një majë thikë kripë
● 60g gjalpë i butë në temperaturë ambient
Na duhen gjithashtu:
● 14 marshmalloë të rrumbullakët
● 170g çokollatë me qumësht, në thërrime të vogla
● fruta pylli të kuqe, gjethe menteje të freskët
● 2 lugë bajame në feta të holla

Përgatitja:
Ndezim furrën në 200°.
1. Në një tas rrahim sheqerin me gjalpin dhe kripën me rrahësin e vezëve me dorë, sa të bëhen homogjene. Shtojmë vezën, miellin, kakaon dhe sodën me sitë.
2.Në tavën e furrës vëmë letër furre, marrim brume sa një kokërr arre dhe i japim forma të rrumbullakëta. I vëmë në tavë duke lënë pak distance nga njëra-tjetra dhe i shtypim pak me dorë. I pjekim për 10/12 minuta. I lëmë të ftohen.
3.Në një tenxhere të vogël shkrijmë në banjëmari çokollatën dhe e hedhim në një qese pastiçerie.
Kompozimi:
Mbi çdo biskotë vëmë nga një marshmalloë të cilën e kemi prerë pak me thikë (kjo bën që ajo të ngjitet me biskotën), e spërkasim sipër me çokollatë, bajamet në feta dhe sipër vendosim nga një frutë të kuqe dhe gjethe mente.
I lëmë në frigorifer për 15/20 minuta përpara se t’i shërbejmë.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Biskota festive Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION