martedì 26 dicembre 2017

Burgjet pezullojnë lejet për të burgosurit për festat e fundvitit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëron pezullimin e lejeve shpërblyese për të burgosurit për festat e fundvitit. Vendimi për mos dhënien e lejeve shpërblyese është firmosur nga vetë drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko ka njoftuar vartësit e tij me anë të një letre, ku poshtë saj është dhe firma e tij se nuk do të ketë asnjë leje për të burgosurit gjatë festave te fundvitit.

Mësohet se në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, thuhet se duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në 3 janar të gjitha lejet e fundvitit për të burgosurit janë pezulluar në te gjithë vendin. Pezullimi është marrë për arsye sigurie, ndërsa vitet e kaluara nuk kanë qenë të pakta rastet kur të burgosurit të cilët dilnin nga qelia me leje shpërblyese për festat e fundvitit nuk ktheheshin më në burg.

Ky vendim i Drejtorit të Burgjeve duket se është ndikuar edhe nga vrasja e pak ditëve më parë në Shkodër ku ishte i implikuar një i dënuar. Ky vendim i Drejtorit të Burgjeve duket se është ndikuar edhe nga vrasja e pak ditëve më parë në Shkodër ku ishte i implikuar një i dënuar. Pas mos dhënies së asnjë amnistie për festat e fundvitit, kjo është një tjetër masë shtrënguese për të burgosurit shqiptar.

Kujtojmë që këtë vit gjithashtu për të burgosurit nuk ka pasur asnjë lloj amnistie, pas vrasjes së gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, i cili e kreu krimin pasi kishte përfituar nga amnistia vitin e kaluar. Viti 2017 do të mbyllet pa amnisti pa amnisti dhe pa leje shpërblyese për të dënuarit. Gjithsesi mësohet se Ministria e Drejtësisë ka lënë të hapur mundësinë e një amnistie fundvitin e 2018, por duke përjashtuar të dënuarit për dhunë në familje.

“Nuk është përcaktuar nëse do të ketë këtë vit një amnisti. Jem pak vonë prandaj nuk besoj se në 2017 do këtë një amnisti drejtuar Parlamentit. Ajo që është e rëndësishëm është që në çdo lloj amnistish që propozohet nga ministria e Drejtësisë, rastet e dhunës në familje nuk do të gjejnë vend në këtë amnisti”, ka thënë ministria e drejtësisë Etilda Gjonaj një muaj më parë kur dha lajmin që nuk do ketë amnisti për këtë vit.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Burgjet pezullojnë lejet për të burgosurit për festat e fundvitit Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION