lunedì 25 dicembre 2017

E rëndë në Itali/ Aksidentohet makina, vdes një grua, rëndë dy shqiptarë

Një grua e vdekur dhe tre të plagosur, dy prej të cilëve shqiptarë e në gjendje të rëndë për jetën është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi në Tro Meldola, mes Selbagnone dhe Fratta Terme në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se në vend gjeti vdekjen italiania 77-vjecare Giuseppina Antonietta Magnogna dhe u plagos burri i saj.

Ndërkohë që makinën tjetër, mbetën të plagosur rëndë dy të rinj shqiptarë. Makina e dy italianëve u përplas me makinën tip  ‘Volvo Station Wagon 70’, me të cilën po udhëtonin dy të rinj shqiptarë.

Shoferi nuk mundi të bënte dot asgjë për të shmangur përplasjen e fortë, nga e cila mbetët të plagosur rëndë të dy, ai dhe pasagjeri, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.  Sipas mjekëve  gjendja e tyre është kritike për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: E rëndë në Itali/ Aksidentohet makina, vdes një grua, rëndë dy shqiptarë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION