lunedì 25 dicembre 2017

Vodhi banesën në Shkodër, arestohet 29-vjeçari

Një 29 vjeçar nga Bushati i Vaut të Dejës është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e një banese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër.
Policia informoi sot për arrestimin e Drilon Hilës më 24 dhjetor 2017.
"Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me shtetasit L. S. 29 vjeç, banues në lagjen “Perash” Shkodër dhe A. N. 27 vjeç, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. M. 44 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër."
 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/25 i Kodit Penal.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Vodhi banesën në Shkodër, arestohet 29-vjeçari Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION