domenica 17 dicembre 2017

Efektet më të mira të 5 praktikave të reja të fizioterapisë mbërrijnë në Shqipëri

Qendra më e madhe e Fizioterapisë, SpitaliAmerikan vjen me 5 paketa trajtimi me terapitë e mjekëve të huaj e shqiptarë!
Zgjidhja e rekomanduar nga mjekët specialist për një sere problemesh me karakter ortopedik, neurologjik, reumatologjik, kardiologjik, rehabilitim sportiv.

 Fizioterapia sot vërtet bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilëve për shkak të një aksidenti apo një dëmtimi të rëndë fizik, mjekët nuk i kanë ofruar asnjë alternativë tjetër.Por jo vetëm ata!Fizioterapia ofrohet për një sërë patologjish të tjera dhe vepron në promovimin, parandalimin, përmirësimin, trajtimin, aftësimin dhe riaftësimin e personave të cilët kanë nevojë për të.


Futbollistët dhe të gjithë personat që merren me sport, mund të kenë nevojën e një shërbimi dinjitoz fizeoterapeutik. Është një trajtim mjekësor që kërkon kohë për të dhënë efektet, por mbi të gjitha kërkon profesionalizëm. Sa raste kemi dëgjuar që në vend të kemi përmirësime nga seancat e fizioterapisë, situata të bëhet më keq? Sa të afërm apo familjarë kemi dëgjuar që pas disa seancash të kripura me çmimet kanë vendosur të mos e vazhdojnë më këtë trajtim, duke humbur kështu mundësinë e rehabilitimit në kohë? 

Sa persona duke mos gjetur një shërbim të mirëfilltë kanë paguar akoma dhe mështrenjtë duke u shtruar jashtë vendit? Këto shqetësime tashmë janë të kota për të gjithë ata që duan të zgjedhin një shërbim fizioterapie modern me teknikat më të avancuara!
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Efektet më të mira të 5 praktikave të reja të fizioterapisë mbërrijnë në Shqipëri Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION