venerdì 22 dicembre 2017

Falsifikonin dokumente për vendet e BE, shkatërrohet grupi i shqiptarit në Greqi

Një grup kriminal është shkatërruar nga policia greke. Grupi pajiste pajiste me dokumente të falsifikuara emigrantë që donin të udhëtonin në vendet e BE-së. Policia ka arrestuar shqiptarin si kreun e organizatës. Shqiptari  së bashku me një shtetas irakien, kishin krijuar një grup për prodhimin e dokumenteve të jashtëligjshme.
Policia greke bën me dije se nga ky aktivietet, ata kishin arritur fitime që shkonin deri në 1 mln euro.   Në pranga ranë  4 irakianë, një bangladeshas, një shqiptar, një sirian, dhe një shtetase greke.
Në kontrollin e bërë në banesat e të arrestuarve policia greke sekuestroi dokumenta të falsifikuara si pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi, tre kompjutera, katër vula shërbimesh shtetërore, 19.040 euro, dollarë amerikanë, dinarë irakianë dhe lira turke, 2 automjete dhe 18 telefona celularë. Çmimet e shitjes me shumicë varionin nga 100 deri në 240 euro. Pastaj trafikantët pajisnin me këto dokumente dhe kundrejt çmimeve të “kripura”, emigrantë që donin të udhëtonin nga greqia për në vende të tjera të be-së. Në këtë grup, sigurimi i dokumenteve të falsifikuara ishte misioni i shtetasit shqiptar.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Falsifikonin dokumente për vendet e BE, shkatërrohet grupi i shqiptarit në Greqi Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION