venerdì 22 dicembre 2017

Varrezat greke/ Doda shpërthen ndaj Kotzias: Shqiptarët e Çamërisë i dogjet dhe i late pa varr

Vendimi i qeverisë shqiptare për të ngritur një varrezë tjetër, për ushtarët greke në Dropull ka pasur shumë polemika. Ish- deputetja e PDIU, Mesila Doda ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ngritur një varrezë tjetër për ushtarët grekë në Dropull. Në një postim në Facebook, Doda ka komentuar reagimin e ministrit grek Kotzias i cili tha se vendimi i qeverisë shqiptare është një hap për ‘qetësimin e shpirtrave të të rënëve’. Doda pyet ministrin grek nëse edhe shqiptarët e Çamërisë kishin shpirt që i vranë dhe i lanë sipas saj pa varr.
“Kotzias ka deklaruar se vendimi i qeverise shqiptare per nje varreze tjeter te ushtareve greke ne Shqiperi eshte nje hap tjeter per “qetesimin e shpirtrave te reneve”
Nje pyetja kisha… po shqiptaret e Çamerise a kishin shpirt qe i vrate, i dogjet e i late pa varr? Nuk ishin ushtare… ishin popullsi e pafajshne ne pune te vet…
Zoti Minister…. A kane shpirt Çamet… ata qe i keni vrare e i keni lene pa varr? A vlejne njesoj shpirtrat e ketyre qenjeve njerzore???”


  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Varrezat greke/ Doda shpërthen ndaj Kotzias: Shqiptarët e Çamërisë i dogjet dhe i late pa varr Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION