lunedì 25 dicembre 2017

Flet i riu Jam penduar, dua të shkoj në varrim! Vrau babain dhe i hodhi trupin në liqen

Djali i cili masakroi me çekiç babain e tij, dhe më pas i hodhi trupin në liqenin e Farkës, ka ndryshuar dëshminë përpara hetuesve.
Selman Alija është shprehur i penduar përpara hetuesve për krimin e rëndë që ka kryer. Ndryshe nga sa kishte thënë në fillim, se babai e kishte fejuar pa dëshirë, ai deklaroi më pas se ishte grindur shpesh me të atin, për çështje të ndryshme.
Madje ai ka kërkuar nga autoritetet që ta lejojnë të shkojë në ceremoninë e varrimit të të atit. Megjithatë kjo e kërkesë e të arrestuarit është refuzuar nga Prokuroria.
Ndërkohë familja dhe të afërmit janë nisur në drejtim të vendlindjes së tij në Kukës për të kryer edhe nderimet e fundit.
Ndërsa Selman Alija, pritet të dalë të martën para Gjykatës së Tiranës
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Flet i riu Jam penduar, dua të shkoj në varrim! Vrau babain dhe i hodhi trupin në liqen Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION