lunedì 25 dicembre 2017

I riu tregon me detaje si masakroi babain"E godita me çfarë më kapi dora",

28-vjeçari Selman Aliaj që vrau të atin në Shkozë ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike. Hetuesve që e morën në pyetje i riu kuksian u ka dhënë deklaratë të ndryshme, në varësi edhe të gjendjes emocionale.

Burime thonë se në dëshminë e tij, ai ka pranuar krimin e kryer, duke treguar madje edhe mënyrën sesi ndodhi ngjarja.
Ai thotë se e vrau babanë pasi i thoshte budalla. Më pas tregon se si e ka goditur të atin dhe se si është përpjekur ta fshehë kufomën.
“E godita me çfarë me kapi dora se ma solli në majë të hundës. Pastaj kur nuk po reagonte e mora në makinë e mbështolla me një qilim të vjetër dhe e hodha buzë liqenit”, ka thënë 28-vjeçari.Por po sipas burimeve nga policia, në një moment të dytë ai e mohon autorësinë e krimit, duke u shprehur se “nuk ka lidhje me ngjarjen”, raporton “BalkanWeb” 
Sipas policisë, po kaq e paqëndrueshme paraqitet edhe gjendja e tij emocionale, ku njëherë qan, dhe njëherë qesh.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkozë, ku 28-vjeçari Selman Aliaj pasi vrau babain e tij me çekiç, ia hodhi trupin në liqenin e Farkës.
Edhe pse krimi horror ndodhi në periferi të Tiranës, ceremonia mortore e 74-vjeçarit Fejzi Aliaj u zhvillua në qytetin e Kukësit, origjinën e tyre.
Të vetmit që gjendeshin këtë të hënë në banesën e familjes Aliaj, ishin disa të afërm që prisnin njerëzit për ngushëllim.
Dyshimet e para e policisë së kryeqytetit janë se i riu Selman Aliaj është përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa pritet që çështje t’i kalojë për kompetencë Gjykatës së Krimeve të Rënda
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: I riu tregon me detaje si masakroi babain"E godita me çfarë më kapi dora", Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION