martedì 19 dicembre 2017

Gjendet pas 3 ditesh Pune Punetori i mbytur ne lumin e Valbones

Eshte gjetur diten e sotme trupi i punetorit te mbytur ne Valbone tri dite me pare.
Policia informoi se forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë në bashkëpunim me familjarët dhe banorët e zonës, në vijim kërkimeve për gjetjen e shtetasit G.Z., ku dyshohet se është mbytur në lumin Valbonë, afër ish Turizmit, sot, më datë 19.12.2017, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit G.Z., 35 vjeç, banues në Bajram-Curri, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur Quku i Dunishes, rreth 2 km larg vendit të ngjarjes



Në ndihmë të Policisë për nxjerjen e trupit të viktimës, për shkak të thellësisë dhe prurjeve të mëdha të lumit, kanë ardhur në ndihmë dhe shërbimet e zjarrëfikses së qytetit, ku u bë e mundur nxjerra trupit të viktimës.


Trupi i pajetë, po transportohet në spitalin e Tropojës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore
Më datë 16.12.2017, në Valbonë, duke qenë punëtor në një firmë për mirëmbajtjen e rrugës, gjatë kohës së pushimit të drekës, ky shtetas është larguar për të mbushur ujë të pijshëm tek burimi në afërsi të lumit të Valbonës, dhe nuk është kthyer më.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Gjendet pas 3 ditesh Pune Punetori i mbytur ne lumin e Valbones Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION