martedì 19 dicembre 2017

Dëbora mbulon Elbasanin

Reshjet e dëborës që ranë mbrëmjen e djeshme mbuluan të gjitha zonat malore të Qarkut të Elbasanit.
 Dëbora ka mbuluar në trashësinë 10 cm-25 cm territorin e bashkive Librazhd-Gramsh e Përrenjas si dhe Malësinë e Elbasanit.

Edhe pika turistike e Gjinarit mëngjesin e të martës ishte mbuluar nga një shtresë e hollë dëbore, ndërsa të gjitha akset e rrugëve kombëtare kanë qenë të qarkullueshme dhe pa probleme për shkak të dëborës e cila gjatë natës ka rënë me intensitet në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë ku është punuar pa ndërprerje nga firma nënkontraktore.


Vështirësi qarkullimi deri në mesditë ka patur në aksin Lunik-Stebleve dhe Dorëz-Qarrishtë në Bashkinë e Librazhdit, ndërsa furnizimi me energji elektrike nuk ka patur ndërprerje.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Dëbora mbulon Elbasanin Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION