martedì 19 dicembre 2017

Perleshje gjate protestes se opozitës në Tiranë

Protestues dhe anëtarë të Partisë Demokratike nga e gjithë Shqipëria janë nisur dje drejt Tiranës që herët në mëngjes.
Nga Gjirokastra, Berati, Fieri, Kukësi, Korça dhe Elbasani, i janë përgjigjur thirrjes së kreut të Partisë Demorkatike mijëra qytetarë, të cilët janë nisur drejt kryeqytetit me dhjetëra furgona e autobusa si edhe mjete private.



Protesta e opozitës zhvillohet kundër qeverisë, e cila sipas Partisë Demokratike, është pozicionuar kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme. Fillimi i protestës së djeshme të opozitës, sipas policisë ishte programuar të zgjaste deri në orën 16.00, por në kërkesën e saj, Partia Demokratike, nuk e kishte vendosur përfundimin e saj. Dy ditë më parë Lulzim Basha tha se momentin e përfundimit të saj do e vendosin qytetarët.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Perleshje gjate protestes se opozitës në Tiranë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION