domenica 24 dicembre 2017

Goditi Ramën me çizme/ Monika Kryemadhi në Kishë: E vendos dikush tjetër nësë është mëkat

Pavarësisht se qëlloi kryeministrin me çizme dhe imazhit që përcolli gjatë ditës së hënë në Parlament, Monika Kryemadhi ka vendosur të zbulojë anë të tjera të saj. Në vigjilje të Krishtlindjes, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zbuluar dhe anën tjetër të saj baritore. Këtë të shtunë bashkë me vajzën e madhe Bora, Kryemadhi ka shkuar në Katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, për t’u rrëfyer. Në një prononcim ekskzluziv për “Channel one”, kryetarja LSI-së thotë se ky është një ritual që e praktikon prej vitesh.

Kryemadhi: “Sot jemi në një ditë që përgatitemi të gjithë për Krishtlindjet. Unë sot kam ardhur të rrëfehem në Kishë te prifti para Krishtlindjeve. Është një ritual që bëhet para Krishtlindjeve dhe Pashkëve. Lindja e Krishtit është një simbol shumë i mirë dhe shumë shpresdhënës për njerëzit dhe shpresoj që këto Krishtlindje dhe ky Vit i Ri që vjen të jetë sa më i mirë, sa më i begatë dhe sa më i paqtë për shqiptarët. Shqiptarët meritojnë më shumë, por me besimin në Zot besoj që gjërat do të ecin akoma më mirë. Duke qenë dhe në dyert e një kishe nuk dua të flas shumë sepse kisha është e të gjithëve dhe nuk është e politikës”.

Gazetarja: E praktikoni shpesh që të rrëfeheni?

Kryemadhi: “E kam të përhershme, gjithmonë”

Për veprimin më të komentuar në opinionin publik, çizmja që Kryemadhi drejtoi për të shënjestruar Kryeministrin Rama, kryetarja e LSI-së pohon se nëse një akt i tillë do të quhet mëkat, këtë duhet ta vendosi prifti.

Gazetarja: Do ta quani mëkat çizmen?  

Kryemadhi: Do ta vendos gjatë rrëfimit. Nuk e vendos dot unë, e vendos dikush tjetër nëse është mëkat apo jo”

Para ritualit të rrëfimit, Kryemadhi ka qëndruar për disa minuta në hollin e Katedrales Katolike, ku kremtohen meshat e mëdha me rastin e Krishtlindjes dhe Pashkës.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Goditi Ramën me çizme/ Monika Kryemadhi në Kishë: E vendos dikush tjetër nësë është mëkat Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION