domenica 24 dicembre 2017

Ramushi për rritjen e pagës: Më duhet me ble këmishë, kravatë, s'muj me dalë gjithqysh

Ramush Haradinaj ka arsyetuar sonte rritjen e pagës duke thënë se pozita e kryeministrit të Kosovës është pozitë e lartë politike me përgjegjësi të mëdha, prandaj edhe paga nevojitet më e madhe.
 
“Nuk du me u krahasu me askënd. Por nuk ka vend që bohet më shumë punë se sa kryetari i Qeverisë, sesa në Ekzekutiv. Nuk mundet ai që bën ekzekutiv që bën kaq shumë punë me pasë rrogën ma të vogël se sa për shembull një tjerër.
 
Në njëfar mënyrë kemi respektu hierarkinë e pagave, si të parlamentit, si të presidencës si më tutje. 1300 euro për mua, po mos t’i kisha të hyrat tjera që i kam, ta zëmë qiranë...unë obligona një kravatë, unë s’muj tash gjithqysh me dalë, obligona një këmishë. Duhna me qenë në nivel të përgjegjësisë”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës, duke justifikuar rriten e kësaj jave të pagës së tij me 100 për 100, duke e bërë atë 2950 euro.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Ramushi për rritjen e pagës: Më duhet me ble këmishë, kravatë, s'muj me dalë gjithqysh Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION