domenica 24 dicembre 2017

Thaçi i quan spekulime paralajmërimet e ambasadorëve për gjykatën Speciale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka quajtur spekulime paralajmërimet e ambasadorëve, dhe ka thënë se shoqëria dhe udhëheqja e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci e sundim të ligjit.
 
“Midis spekulimeve, është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe udhëheqja e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, ka shkruar Thaçi.
 
Iniciativa e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, drejtues të tri institucioneve kryesore të vendit, për ta proceduar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale ka dështuar në dy tentativat e djeshme të Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Thaçi i quan spekulime paralajmërimet e ambasadorëve për gjykatën Speciale Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION