giovedì 21 dicembre 2017

Harroni gjithçka keni ditur më parë për hekurosjen

Në artikujt tanë të mëparshëm ju kemi treguar disa truke sesi të lehtësoni procesin e hekurosjes, duke u kujdesur njëkohësisht për veshjet tuaja ashtu si edhe për hekurin. Por sot përgatituni të harroni gjithçka, pasi kemi zbuluar “hekurin” që vërtetë ju lehtëson punë. Në fakt, nuk është tamam një hekur.


Philips, ka sjellë edhe në Shqipëri serinë e hekurave me kaldajë. Po, bëhet fjalë për atë hekurin që po flasin të gjithë. Atë hekurin që nuk ka nevojë t’i gradoni temperaturën, që nuk djeg dhe falë avullit të fuqishëm hekuros edhe vertikalisht.

Tani besojmë se e kuptuat edhe ju pse të gjithë flasin për të!

Nëse hekurosni me Philips PerfectCare Elite ju nuk do të keni më nevojë të klasifikoni veshjet tuaj paraprakisht. Pra mund të nisni hekurosjen me cilindo material të dëshironi, duke e thyer këtu atë rregullin e artë që gjyshet dhe mamatë ju kanë këshilluar, që të hekurosni fillimisht materialet delikate e më pas gradualisht të rrisni temperaturën për copat e tjera. Jo më. Me hekurat me kaldajë Philips, nuk ju duhet më të prisni temperaturën të rritet. Falë funksionit OptimalTemp, hekuri juaj nuk kërcënon djegien e asnjë materiali, si dhe siguron hekurosjen perfekte të tyre.

Tanimë ju mund të hekurosni vetëm me një lëvizje nga xhinset deri tek mëndafshi, pa asnjë ndryshim temperature.

Më në fund me hekurat me kaldajë Philips, ju do të hekurosni me avull të fuqishëm e të vazhdueshëm që shtrin edhe rrudhat më të forta edhe në hekurosjen vertikale. Falë saj, ju do të mbroni veshjet tuaja delikate me zbukurime apo rruaza, duke i hekurosur vertikalisht pa cënuar asnjë pjesë të tyre.
Hekuri me kaldajë Philips ka menduar vërtetë për nevojat tuaja duke e bërë hekurosjen shumë të thjeshtë. Madje duke ju lehtësuar edhe mirëmbajtjen e tij. I pajisur me një depozitë 1,8 L ju lejon ta mbushni direkt nga rubineti dhe për më tepër ka dhe funksionin vetpastrues. Mund të hekurosni pa ndërprerë deri në 2 orë me një mbushje depozite, pas u shqetësuar për asgjë.
Prisni, se ende nuk ju kemi thënë gjithçka:  E mbani mend se sa veshje janë demtuar vetëm prej ngjitjes së pllakës së nxehtë mbi to? Apo sa rroba të zeza kanë dalë jashtë përdorimit vetëm prej shkëlqimit të tepërt që hekuri juaj i mëparshëm i ka dhënë? Tani Philips ka sjellë pllakën T-Ionic Glide me shtresë titanium të integruar, që është vlerësuar me 5 yje për rrëshqitshmërinë e tij dhe rezistencën ndaj gërvishtjeve.
E dini që ju mund ta lini këtë hekur mbi veshje dhe të habiteni sesi ai nuk le asnje shenjë djegieje mbi to. Madje edhe nëse ju ndodh ta harroni hekurin në prize, ai do të fiket vetë pas pak minutash, pa rrezikuar asgjë.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Harroni gjithçka keni ditur më parë për hekurosjen Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION