giovedì 21 dicembre 2017

Sali Berisha thirrje shqiptarëve: Në këmbë të përmbysim kriminelët, trafikantët në pushtet!

 Ish kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook, i bën thirrje shqiptarëve të përmbysin nga pushteti Edi Ramën. “Shqiptarë, në këmbë të përmbysim kriminelët, trafikantët në pushtet!” shkruan ish kryeministri në postim. Në postim Berisha thekson se shqiptarët duhet të marrin përgjegjësinë qytetare dhe të ndahen sa më shpejt më të keqen dhe të përmbyset qeveria e krimit.
“Ndarja me te keqen, urgjence e urgjencave! Shqiptare, ne kembe te permbysim kriminelet, trafikantet ne pushtet!
Te dashur miq, sot kryehorri i Shqiperise dhe Noriega i Europes perjashtoi nga parlamenti 7 deputete te opozites, te cilet ne nje perpjekje ekstreme u perpoqen pa sukses te mbrojne Kushtetuten, ligjin e vendit nga skizofreni qe mjekohet me kokaine, kryetrafikanti i vendit Edvin Kristaq Rama.
Ky vendim eshte nje deshmi tjeter e asgjesimit perfundimtar te parlamentit pluralist te vendit nga baronet e droges dhe krimit te narko-shtetit shqiptar.
Ky akt deshmon se ne Shqiperine e narko-shtetit te Norieges nuk ekziston me parlament por narko-parlament, strofull droge dhe krimi.
Ky vendim fton shqiptaret te ngrihen ne lartesine e pergjegjesive qytetare dhe te ndahemi sa me shpejt me te keqen, dhe me revolten tone te permbysim nje minute e me pare, me te gjitha mjetet e mosbindjes civile pushtetin e krimit, droges te skizofrenit qe mjekohet me kokaine, kryehorrit te vendit, bastardit te xhelateve hoxhist, Edvin Kristaq Rames!”, shkruan Sali Berisha në postim.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Sali Berisha thirrje shqiptarëve: Në këmbë të përmbysim kriminelët, trafikantët në pushtet! Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION