giovedì 21 dicembre 2017

Dibër/ Polici i plagosur nga kolegu, humb jetën në spital

Një sherr i çastit me kolegun e tij Naim Muliu ka marrë jetën e policit me iniciale A. R. Edhe pse policia e Dibrës reagoi më herët, duke treguar se ai ishte në gjendje të rëndë për jetën, si duket ai nuk ia ka dalë

. “Shtetasi Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A.R., me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit. I dëmtuari ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën në Spitalin e Peshkopisë

. Një helikopter i Ministrisë së Mbrojties është nisur për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh", shkruante policia më herët në njoftim.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Dibër/ Polici i plagosur nga kolegu, humb jetën në spital Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION