giovedì 21 dicembre 2017

Berisha dënon votimin kundër SHBA: Politika e jashtme, antikombëtare

 Ish kryeministri Berisha ka reaguar për herë të dytë, për Samitin e mbajtur sot nga OKB. “Ne OKB do votohet nje rezolute anti-amerikane!Vota ne OKB per denimin e vendimit te Presidentit Trump per Jeruzalemin, eshte vote kunder interesit kombetar te shqiptareve.”

Shkruante fillimisht Berisha duke theksuar se rezoluta kundër vendimit të Trump, është anti-amerikane dhe kundër interest të vendit tonë. Ndërsa në statusin e dytë , ish kryeministri shprehet se  qeveria aktuale bëri një akt antikombëtar me votën që dha. Duke cilësuar kryeministrin aktual si Noriegë e Euroës, Berisha  cilëson politikën e jashtme , politikë antikombëtare.
“Nje akt i rende antikombetar i klikes se neo-bllokmeneve me ne krye Noriegen e Europes! Sot klika e noe-bllokmeneve hoxhist, me ne krye bastardin e xhelateve te shqiptareve Koleka, Rama votoi ne OKB, ne traditen aterore, kunder SHBA, vendit i cili nga vitet 20 te shekullit te kaluar deri sot ka luajtur rol percaktues ne lirine e kombit shqiptar.
Duke denuar me ashpersi kete qendrim shtoje se me kete akt politika e jashtme e Shqiperise shnderrohet ne nje politike te mirefillte antikombetare. Ajo perfaqeson interesat e baroneve te droges dhe balozeve neo-bllokmene te krimit dhe jo te shqiptareve“,  shprehet Berisha.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Berisha dënon votimin kundër SHBA: Politika e jashtme, antikombëtare Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION