giovedì 21 dicembre 2017

Votimi kundër SHBA, Klajda Gjosha: S'ka pasur konsultim me Kuvendin

Votimi i rezolutës së OKB, kundër SHBA për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit ka pasur reagime të forta nga ana e opozitës shqiptare. Deputetët e PD dhe LSI kanë kritikuar vendimin e qeverisë për të dalë kundër SHBA.
Ish- ministrja e Integrimit dhe deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar pas miratimit të rezolutës së OKB kundër vendimit të Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit si dhe votën pro të Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Gjosha thotë se përtej votimit, ajo që është më shumë e rëndësishme është fakti se nuk është zhvilluar asnjë konsultim për pozicionin e Shqipërisë as me Kuvendin dhe as me presidentin e Republikës.
Statusi i plotë:
Sot është marrë një vendim i rëndësishëm në Asamblenë e OKB-së, ku pjesë e votave kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi statusin e Jerusalemin, ka qenë edhe Shqipëria. Përtej këtij vendimi për të votuar kundër, ajo çka përbën një problem real është që për një çështje me kaq shumë rëndësi, nuk është zhvilluar asnjë lloj konsultimi, as me Kuvendin e Shqipërisë, as me Presidentin e Republikës! Vota e Shqipërisë nuk është e një individi, as e një institucioni të vetëm, ajo duhet të ishte një votë që përfaqësonte besimin e qytetarëve shqiptarë!

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Votimi kundër SHBA, Klajda Gjosha: S'ka pasur konsultim me Kuvendin Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION