martedì 26 dicembre 2017

Krishtlindjet tërbojnë shqiptarët, policia arreston disa shtetas për të njëjtën arsye

 Si duket festa e Krisëhtlindjeve ka bërë  që shumë shqiptarë të tejkalojnë limitin dhe të përfundojnë në duart e policisë. Gjatë ditës së djeshme shumë shqiptarë janë arrestuar në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Shumë shoferë janë arrestuar nga policia në gjendje të dehur gjatë kësaj feste. Siç shihet në  njoftimet e policisë shihet një shtim i madh i numrit të shoferëve të ndaluar, pasi gjatë kontrolleve janë kapur të dehur.
Më poshtë keni të gjitha njoftimet e policisë
Më datë 26.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi më datë 25.12.2017, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin Taxi, tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 26.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.H, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi te sheshi “Skënderbej”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 25.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Ç, vjeç 50, banues në Elbasan, pasi në fshatin Kuqan, Elbasan, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 25.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.M, vjeç 38, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur  mjetin tip “Volksëagen”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 25.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.T, vjeç 21, banues në Fier, pasi në lagjen 8 Shkurti, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 23.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 32, banues në Fier, pasi më datë 23.12.2017, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues B.K, vjeç 59, banues në fshatin Rozhdije, Fier, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekeve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Krishtlindjet tërbojnë shqiptarët, policia arreston disa shtetas për të njëjtën arsye Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION