martedì 26 dicembre 2017

Ngacmoi seksualisht vajzat e mitura, maniaku i Kamzës në duart e drejtësisë

Një 41 vjeçar është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “Ngacmimit Seksual”. Shtetasi Saba Shkoza është arrestuar në shkurt të këtij viti nga disa vajza të mitura të cilat, ai i kishte ngacmuar seksualisht në rrugë.Ndërkohë që ai nuk është i panjohur për drejtësinë  shqiptare, më parë është dënuar edhe për “pengmarrje”. Në seancën e fundit, avokati i tij kërkoi pafajësi për Shkozën. Po ashtu, në rast se shpallej fajtor, avokati kërkoi që të mos dënohej më shumë sesa periudha e vuajtur në paraburgim, dhe pjesën tjetër të dënimit ta kryente në shërbim prove.
Konkretisht, Shkoza akuzohet se në shkurt të këtij viti ka ndjekur dy të mitura, nxënëse gjimnazi, në zonën e Bathores. Përveç ndjekjes, Shkoza akuzohet se ka kryer edhe veprime të turpshme para dy të miturave, duke nxjerrë edhe organin gjenital në publik. Prokuroria për akuzat kërkoi dënimin e Shkozës me 6 vjet burgim. Por Gjykata në përfundim vendosi ta dënojë me 5 vjet burgim dhe kryerja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Ngacmoi seksualisht vajzat e mitura, maniaku i Kamzës në duart e drejtësisë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION