mercoledì 20 dicembre 2017

Një ''zemërgjerë'' si mbretëresha Elizabeta, ja çfarë u ka dhuruar për festa 1500 punonjësve të stafit të saj

Kemi hyrë në periudhën më të bukur të vitit atë të festave, të dritave shumëngjyrëshe, zbukurimeve plot jetë, si dhe…dhuratave.

Tradita kërkon që ato të hapen mëngjesin e Krishtlindjes poshtë pemës, por ju edhe mund ta thyeni, kështu që nuk ka asgjë të keqe nëse i hapni në mesnatë apo edhe më tutje. Por, ky ‘’rregull’’ i pashkruar nuk vlen për mbretëreshën Elizabeta, e cila si çdo vit ka përgatitur dhuratat e festave të fundvitit për 1500 punonjësit e stafit, një traditë e trashëguar nga gjyshi i saj

Mbreti Xhorxhi i 5-të, do të ishte i pari që do të krijonte traditën e shpërndarjes së pudingut të Krishtlindjes, një ëmbëlsirë tipike britanike, por përtej vlerës ekonomike, për mbretin kjo dhuratë ishte një shenjë vlerësimi dhe falenderimi për të gjithë ata që i kishin shërbyer gjatë vitit. Edhe pse mbretëresha njihet për qëndrimin e saj aspak dorëlëshuar lidhur me paratë, ajo ka vendosur ta ndjekë këtë traditë ndër vite dhe si gjithmonë ka dhuruar pudingun tradicional të festave.

Megjithatë, kjo nuk është dhurata e vetme për vartësit e saj. Çdo fundvit mbretëresha Elizabeta shkruan lumenj kartolinash për ta, por edhe njerëzit e thjeshtë. Sipas të dhënave të Buckingham Palace ajo ka dërguar afro 45.000 kartolina urimi gjatë gjithë jetës së saj.
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Një ''zemërgjerë'' si mbretëresha Elizabeta, ja çfarë u ka dhuruar për festa 1500 punonjësve të stafit të saj Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION