mercoledì 20 dicembre 2017

Shifra e cmendur qe paguan top chanel qe Bleona te martohet me Flori mumajesi

Risultato immagine per bleona qeretiGjatë kësaj jave një vëmendje të madhe të mediave e sidomos portaleve ka tërhequr debati virtual mes Bleona Qeretit dhe Gent Hazizin prezantuesit të emisionit “Shiko kush Luan”.


Në puntatën e javës së kaluar Bleona dhe Flor Mumajesin gjatë një loje u përmendën dhe u bën një kombinim për çift nga lojtarët e skuadrës së Gent Hazizit, çka e zemëroi së tepërmi Bleonën kur ky i fundit tha se “Unë e di çfarë do Bleona një natë me Van Damm”.

Një ditë më pas këngëtarja reagoi ashpër duke e konsideruar Hazizin një aktor të dështuar: “Mjekër cjap, pordhac, aktor i dështuar”, ishin disa nga fjalët me të cilat Bleona i drejtohej aktorit. Pak orë më vonë Hazizi kërkoi falje Bleonës duke i thënë asaj se ajo ishte ëndrra e fëmijërisë së tij.
Por Bleona nuk është ndaluar, ajo ka publikuar ditën e sotme një mesazh ku emisionin “Shiko kush luan” e ka kontaktuar Bleonën dhe i shkruan se autorja dhe drejtuesja e programit, Luana Vjollca propozon që ajo të vijë për puntatën festive të 1 janarit për të inskenuar një skenë sikur martohet me Flori Mumajesin.

“Atëherë meqë u bë tërkuzë të vazhdojmë historinë… Luana Vjollca, autorja dhe drejtuesja e programit propozon që për puntatën festive të 1 janarit të vish ti dhe Flori në program dhe të inskenojmë martesën. Puntata regjistrohet përpara, biletën mund ta paguajë Top-i. Mendoje dhe më thuaj”, i shkruan gazetarja.

Pasi Bleona i ka kërkuar shumë marramendëse prej 100 mijë dollarësh, gazetarja i shkruan: “Ok”.
Por duket se Belonës nuk i ka dal inati, më pas ka publikuar mesazhet në Instagram duke bërë të ditur se e refuzon ofertën pasi është në “post production” të filmit të ri që ka xhiruar me Nicolas Cage.
“Per te gjithe kategorine e aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj i fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!!

Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan – lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Shifra e cmendur qe paguan top chanel qe Bleona te martohet me Flori mumajesi Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION