sabato 23 dicembre 2017

Parandalohet tragjedia, arrestohet 36 vjeçari që kërcënoi me thikë vjehrrin dhe kunatën e tij

Gjatë ditës së sotme një konflikt  në familje është parandaluar nga Policia e Vlorës Sipas policisë ngjarja mund të shndërrohej në një tragjedi. Në njoftimin e policisë, shkruhet se 36 vjeçari kishte kërcënuar me thikë vjehrrin dhe kunatën e tij. Shtetasi Krenar Liskëndaj është arrestuar në flagrancë.
“Arrestohet në flagrancë autori i cili dhunoi bashkëshorten dhe kanosi me thikë vjehrrin e kunatin e tij ! Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vlorë ditën e sotme pasi kanë marrë sinjalizim nga Salla Operative se në lagjen ”10 Korriku”, në një banesë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin disa familjarë, menjëherë kanë organizuar punën e kanë shkuar pranë vendit në fjalë. Policia ka konstatuar dhe kapur në flagrancë shtetasin Krenar Likskëndaj, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.L., 28 vjeçe, dhe po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit”, shkruan policia.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale ”Dhunë në familje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”, të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Parandalohet tragjedia, arrestohet 36 vjeçari që kërcënoi me thikë vjehrrin dhe kunatën e tij Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION