sabato 23 dicembre 2017

Arrestohet në flagrancë vëllai i vrasësit të 32 vjeçarit në Shkodër, gjenden lëndë narkotike në banesë

Vëllai i autorit të vrasjes së 32 vjeçarit Angjelin Shkami, është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Shkodrës. Vëllai i tij e vrau 32 vjeçarin Angjelin Shkami në varrezat e Shkodrës, dhe dyshohej se i kishte para borxh. Policia ka kontrolluar banesën Klaudio Koçeku.
Zyrtarisht mësohet se sot strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të metodave speciale të hetimit dhe në vazhdimësi të veprimeve operacionale për përcaktimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit A.Koçeku si autor i dyshuar i vrasjes së Angjelin Shkamit u arrestua në flagrancë Klaudio Koçeku, 25 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, vëllai i autorit të ngjarjes.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 25-vjeçarit policia ka gjetur dhe sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 thasë dhe 2 bidona të mbushur me drogë, me peshë 141 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjeten:
4 (katër) automatik model 56,
1 (një) Çifte,
1 (një) pushkë snajper me dy fishekë,
6 (gjashtë) krëhëra me fishekë model 56,
1 (një) shkop gome
2 (dy) palë pranga policie,
1 (një) silinciator,
1 (një) thikë dhe 60 fisheke çifte 12 mm,
1 (një) peshore,
10 (dhjetë) fishekë model 54, ku sipas informacioneve policore dyshohen të jenë përdorur për ngjarje kriminale të tjera të cilat do t’i nënshtrohen egzaminimit balistik.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Arrestohet në flagrancë vëllai i vrasësit të 32 vjeçarit në Shkodër, gjenden lëndë narkotike në banesë Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION