sabato 23 dicembre 2017

Vdekja e Florenc Beqiraj, reagon Ilir Meta

Vdekja e 23 vjeçarit,Florenc Beqiraj tronditi thellësisht opinionin publik shqiptar. 23 vjeçari kishte një javë që luftonte me jetën në një spital në Francë, ku mbahej gjallë vetëm prej aparaturave. Por gjatë ditës së djeshme u njoftua që 23 vjeçari ndërroi jetë. Sot, mamaja e tij, i bëri apel shtetit që të mundësojë sjelljen e trupit të tij të pajetë, por thirrja e saj nuk mbeti pa përgjigje. President ii Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nëpërmjet zëdhëndësit të tij, zbuloi se shumëe shpejt trupi i tij do të sillet në Shqipëri.
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, bisedoi me familjarët e Florenc Beqiraj, u shprehu ngushëllimet e Presidentit Meta e njëkohësisht u bëri me dije mbi interesimin e tij  për sqarimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit.
Zëdhënësi informon se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga presidenca.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Vdekja e Florenc Beqiraj, reagon Ilir Meta Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION