sabato 23 dicembre 2017

Policia i bllokon llogaritë bankare, vlonjatja zbulon origjinën e 300 mijë eurove

“Këto para m’i ka dërguar djali që e kam emigrant. Ai ka dërguar herë pas here dhe nga kursimet është bërë kjo shumë parash”, është shprehur 57- vjeçarja, e pyetur se ku i kishte gjetur të gjitha këto para” është deklarata e 57 vjeçares nga Vlora, pasi policia sekuestroi gjatë ditës së djeshme dy llogaritë e saj. Gruaja, identiteti i së cilës nuk jepet i plotë, por vetëm me inicialet T.B., nuk ka mundur dot të justifikonte shumën e parave të ndara në dy llogari në emër të saj. Dy llogaritë bankare që gruaja zotëron, kanë 300 mijë euro. Duke pasur dyshime të forta se këto para mund të jenë fituar nëpërmjet veprimtarive të paligjshme në shtetin ku jeton djali i saj, Prokuroria ka vendosur të bllokojë të dy këto numra llogarie deri në fund të hetimeve. Kësisoj, gruaja e ka të pamundur të veprojë dhe t’i tërheqë këto para deri në përfundim të hetimeve. Tashmë do të hetohen transaksionet e kryera, si dhe periudha kur është bërë kjo. Banka, sipas të dhënave, ka njoftuar fillimisht seksionin e pastrimit të parave, nga ku më pas janë vënë në lëvizje ekspertët e tjerë të hetimit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë së Vlorës. Tashmë pritet t’i merret dëshmia edhe djalit të 57- vjeçares, të cilit do t’i duhet që të justifikojë prejardhjen e një shumë të tillë parash

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Policia i bllokon llogaritë bankare, vlonjatja zbulon origjinën e 300 mijë eurove Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION