sabato 23 dicembre 2017

“2018, do të jetë viti më i pastër në histori”, Veliaj aksion me qytetarët për pastrimin e Tiranës

Bashkia e Tiranës ka marrë sot një aksion për pastrimin e Tiranës, para festave të fundvitit. Shumë qytetarë iu bashkuan thirrjes së kryebashkiakut për të pastruar Tiranën. Në orën e para të mëngjesit të sotëm, 24 njësitë administrative, ndërmarrjet e bashkisë, qindra të rinj vullnetarë dhe shumë qytetarë u shpërndanë në terren për të pastruar 30 pika të identifikuara si problematike nga mbetjet.
Aksionit iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili u bë pjesë e grupit të pastrimit në zonën e Bregut të Lumit, nga ku falenderoi të gjithë qytetarët e Tiranës që iu përgjigjën thirrjes. “Jam shumë i lumtur sot që në të gjithë Tiranën qytetarët na janë përgjigjur për aksionin e fundvitit. Siç sillemi në shtëpitë tona, duam që Viti i Ri të na e gjejë pastëredhe shtëpinë tonë të madhe, Tiranën", tha Veliaj. Nga 300 pika problematike dy vite më parë, falë reformimit të gjithë sistemit të pastrimit, sot në kryeqytet janë vetëm 30 pika që kanë nevojë për ndërhyrje.

Veliaj theksoi se puna më e madhe dhe e vështirë është emancipimi i qytetarëve për t’u kujdesur për mjedisin përreth dhe për ta mbajtur pastër atë. “Në qoftë se në fillim identifikuam rreth 300 hot spote, vatra e qendra problematike në Tiranë, sot situata është si dita me natën. Sot kemi vetëm 30 pika. Jemi fokusuar në këto 30 vatra papastërtish, të krijuara kryesisht prej neglizhencës, nga qytetarë që edhe pse i kanë koshat afër, prapë mbeturinat i hedhin diku tjetër, 10-15 metra larg koshit. Mund të shtrojmë rrugë me qindra kilometra, por 10 centimetrat që na ndajnë nga ndjesia e të jetuarit në komunitet, duket se janë më të vështira për t’u shtruar. Ndaj besoj se puna më e madhe nuk do jetë vetëm tek pastrimi, por edhe tek emancipimi”, tha ai.
Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë pastër mjedisin e të sillen si evropianë.  Duke e cilësuar Tiranën si kryeqytetin më të pastër në rajon, Veliaj theksoi se standardi i ruajtjes  së pastërtisë duhet të shtrihet në çdo lagje të qytetit. “Sot jemi duke pastruar një zonë këtu pranë Bulevardit të ri, në Njësinë 9. 
Ai siguroi qytetarët e Tiranës se 2018 do të jetë viti më i pastër në historinë e kryeqytetit, ndërsa bëri të ditur se shërbimi i pastrimit do të shtrihet edhe në shumë zona të tjera në periferi. “Do të kemi një mikromenaxhim edhe në nivel të njësive administrative të të gjithë kontratave të pastrimit dhe më vjen mirë që kompania jonë publike, jo vetëm ka bërë një punë më të mirë, por ka detyruar edhe privatët që kanë zonat më periferike që të rrisin nivelin. Sigurisht, ky ka qenë edhe një vit ku kemi penalizuar shumë kompani të cilat nuk kanë bërë punën e duhur dhe kjo është arsyeja pse nuk do pastrojmë më Tiranën në vitin 2018.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: “2018, do të jetë viti më i pastër në histori”, Veliaj aksion me qytetarët për pastrimin e Tiranës Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION