giovedì 21 dicembre 2017

Shenjat e para të anemisë dhe burimet më të mira të hekurit, minerali që lufton këtë sëmundje

Risultato immagine per anemiseFunksioni i parë i gjakut, është transporti i oksigjenit.

Anemia, vjen nga Greqishtja (Αναιμία, dhe do të thotë "pa gjak", duke ju referuar defiçitit të eritrociteve me pasojë dhe ulje të homoglobinës.
Shënjat e përgjithshme të këtij problemi shëndetësor përfshijnë zbehjen e lekurës dhe të mukozave. Anemia duket më mirë në membranat mukoze (buzët, goja, faringu, konjuktivat), llapa e veshit,, shputat e duarve dhe të këmbëve.

Në rastet kur anemia është ë e theksuar mund të kemi takikardi, puls të shpejtë dhe goditës, tone të forta në zemër, zhurmë sistolike, kardiomegali.
Shënjat specifike janë në varësi të tipit të anemisë p.sh tek anemia nga mungesa e hekurit kemi rënien e flokëve, gjuha e shkëlqyer dhe e lëmuar, çarje të këndëve të buzëve, thonjtë të thyeshëm, të rafshët ose në formë të lugës (nga mungesa e hekurit).



Një regjim i pasur me hekur do të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të anemisë dhe ajo që duhet të bëni është të shtoni në dietën tuaj ushqimet e mëposhtme:
Burimet ushqimore të hekurit
Hekuri ndodhet në ushqime bimore dhe shtazore. Një dietë e mirëeukuilibruar përmban 10-20 mg hekur/ditë.



Mëlçia është ushqimi më i pasur me hekur, por nuk duhet të jetë ajo e vetmja që të furnizojë organizmin tuaj me hekur! Mishi i kuq, shpretka, veza, peshku, çerealet, fasulet, bizelet, panxhari, vera e kuqe etj janë burime shumë të mira të këtij minerali.
Spinaqi është shumë i pasur me hekur, por vetëm 5% e tij mund të absorbohet. Kjo vjen sepse spinaqi është shumë i pasur dhe me oksalate që krijon lidhje me hekurin dhe e eleminon atë me jashtëqitje.

Po kështu oksalati lidhet dhe me kalçiumin (që gjëndet me shumicë tek spinaqi) duke e bërë dhe këtë të pathithshëm. Me këtë shpjegohet se kur merret spinaq, feçet do të jenë me ngjyrë të errët. Është shumë i pasur me Vit. A, C, E, K, Ac.Folik, Magnez dhe disa antioksidantë të rëndësishëm. Pra hekuri i spinaqit është pothuajse i pathithshëm për organizmin e njeriut.



Kur ushqimet përpunohen në tenxhere, një sasi hekuri shtohet nga tenxherja.
Fëmijët mund të kërkojnë suplemente të hekurit nëse ata nuk janë të ushqyer me gji. Por nëna që e ushqen me gji, i siguron hekur fëmijës kur ka vetë hekur në organizëm. Dhuruesit e gjakut, gratë shtatëzane janë shpesh në risk special për nivele të ulta hekuri dhe shpesh këshillohen të marrin suplemente të hekurit.



Nevojat ditore fiziologjike për hekur (hekuri që duhet të thithet dhe që në kushte normale është i barabartë me sasinë ditore të humbur) tek meshkujt janë: 13 μg/kg/ditë ose 1 mg/ditë. Nevojat ditore fiziologjike për hekur tek femrat janë: 21 μg/kg/ditë ose 1.4 mg/ditë. Nevojat ditore fiziologjike për hekur tek shtatëzanet në 6 muajt e fundit janë: 80 μg/kg/ditë ose 5-6 mg/ditë. Nevojat ditore fiziologjike për hekur tek fëmijët janë: 22 μg/kg/ditë ose 1.4-1.5 mg/ditë
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Shenjat e para të anemisë dhe burimet më të mira të hekurit, minerali që lufton këtë sëmundje Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION