martedì 26 dicembre 2017

Vrau të atin dhe e hodhi në liqen, prokuroria kërkon “Arrest me burg” dhe ekspert mjeko-ligjor për 28-vjeçarin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën “arrest me burg” për 28-vjeçarin i cili dy ditë më parë vrau babain me çekiç dhe më pas hodhi trupin në liqenin e farkës. Gjithashtu për 28-vjeçarin prokuroria ka kërkuar dhe një ekspert mjeko ligjor, pasi ai gjatë marrjes në pyetje nuk ka qenë i qëndrueshëm, ku e ka ndryshuar disa herë dëshminë e tij. Selman Alija, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës për vrasjen e babait të tij Fejzi Alija, ka ndryshuar sërish dje versionin përballë hetuesve të zyrës së vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ai thotë se e vrau babanë pasi i thoshte budalla. Më pas tregon se si e ka goditur të atin dhe se si është përpjekur ta fshehë kufomën. “E godita me çfarë me kapi dora se ma solli në majë të hundës. Pastaj kur nuk po reagonte e mora në makinë e mbështolla me një qilim të vjetër dhe e hodha buzë liqenit”, ka thënë 28-vjeçari. Por po sipas burimeve nga policia, në një moment të dytë ai e mohon autorësinë e krimit, duke u shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen. Të njëjtat burime thanë se Alija ka kërkuar që ta lejonin të shkonte në ceremoninë e varrimit të të atin. Pavarësisht kësaj,
Prokuroria nuk e pranoi kërkesën e të arrestuarit. Sipas policisë, po kaq e paqëndrueshme paraqitet edhe gjendja e tij emocionale, ku njëherë qan, dhe njëherë qesh. Ai fillimisht kishte pohuar se e vrau babanë pasi e kishte fejuar pa dëshirë. Iriu kuksian u tha hetuesve se konflikti lindi pas njoftimit nga i ati në facebook pa dijeninë e tij për dasmën që do të bënin në janar. Ai ka rrëfyer se krimin e ka kryer për shkak të tronditjes së thellë, pasi i ndjeri Fejzi Aliaj, 74 vjeç, nuk e kishte pyetur për datën e martesës që kishte publikuar në rrjetet sociale të Selmanit me bashkëshorten e tij.
Sipas autorit të dyshuar të vrasjes, ai kishte kërkuar të atit që të mos bënte dasmë pasi ndodheshin në kushte të vështira ekonomike. Një dëshmi tjetër e autorit ishte se babai i kish thënë që pas martese nusen do ta ndanin bashkë. Gjithashtu ai ka shtuar se ishte konfliktuar edhe gjatë verës me babanë e tij, pasi i kishte kërkuar para për të shkuar në emigrim, por kishte hasur në rezistencën e këtij të fundit.Një fqinje e familjes Alija, tha se nuk kishte dëgjuar më parë grindje mes tyre dhe se ato ishin familje e rregullt. Pas marrjes së trupit në morg familja dhe të afërmit e viktimës janë nisur në drejtim të vendlindjes së tij në Kukës për të kryer edhe nderimet e fundit. Selman Alija, pritet të dalë të martën para Gjykatës së Tiranës e cila do t’i vlerësojë edhe masën e sigurisë për akuzën e vrasjes për shkak të rrethanave familjare.
Ngjarja
Një krim i rëndë në familje tronditi kryeqytetin mëngjesin e së dielës, ku djali vrau babanë në mënyrën më çnjerëzore të mundshme. Selman Alija, 28 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga problem mendore, masakroi për vdekje me çekiç babanë e tij 74-vjeçar, e më pas trupin e hodhi në liqenin e Farkës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes, në banesën e familjes Alija me origjinë nga Kukësi, të cilët prej vitesh kishin ndërtuar shtëpinë e tyre në rrugën “Agush Gjergjevica”, në zonën e Shkozës. Por pasditen e së shtunës, një nga djemtë e tjerë të familjes ka njoftuar policinë, se babai Fejzo Alija nuk ishte kthyer në shtëpi që prej të premtes dhe se nuk përgjigjej në telefon. Inspektorët e policisë, që ndoqën rastin, gjetën në banesë gjurmë gjaku dhe nisën hetimet, që çuan në zbulimin e vrasjes së rëndë. Palombarët nxorën trupin e viktimës nga liqeni, të mbështjellë me një qilim, ndërsa nga banesa në Farkë, autori e kishte transportuar me një automjet Volksvagen, ndonëse nuk kishte leje drejtimi. Fqinjët thonë jashtë kamerave se, “Mani”, siç e njihnin ata në lagje, ishte një tip i mbyllur, por dyshimet për problemet e tij mendore janë shtyrë edhe nga deklaratat e tij paraprake në polici. Viktima Fejzo Alija punonte shofer i një triçikli për transport mallrash, ndërsa djali që e vrau ishte i papunë. Dy djemtë e tjerë të familjes dhe vajza njiheshin nga fqinjët si njerëz punëtorë, që kanë qenë vazhdimisht në emigracion.

  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Vrau të atin dhe e hodhi në liqen, prokuroria kërkon “Arrest me burg” dhe ekspert mjeko-ligjor për 28-vjeçarin Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION