martedì 26 dicembre 2017

Hetimet, si u njoftuan autorët mbi lëvizjet e Ardian Çapjes

Atentati i të shtunës në Elbasan ndaj familjes Çapja ka qenë i mirëplanifikuar. Objektiv i atentatit mëngjesin e së shtunës ka qenë Ardian Çapja dhe lëvizjet e tij ndiqeshin nga autorët prej ditësh. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se autorët të cilët dyshohet se ishin dy persona kishin informacion, se Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij.

Pas këtij momenti mjeti i autorëve është futur në rrugicë dhe ka qëlluar në drejtim të objektivit të tyre me breshëri kallashnikovi. Të njëjtat burime saktësuan se Ardian Çapja ka arritur t’u shmanget plumbave. Ndërkohë të njëjtat burime saktësojnë se autorët kanë qenë vetëm pak metra larg tij. Pasi kanë qëlluar në drejtim të tij, atentatorët janë larguar me shpejtësi duke djegur mjetin në lagjen “5 Maji”. Nga kqyrja e mjetit Mercedes-Benz nuk janë gjetur shumë prova përveç targave, ku u mësua që ditën e ngjarjes që targat ishin të falsifikuara.

Autorët kanë detajuar çdo gjë në lidhje me atentatin pasi automjeti që ata përdorën ishte identik si ai i fqinjit të fisit Çapja, që ishte dhe mik i kësaj familje. Gjithashtu që të mos binin në gjurmët se pranë banesës së tyre ndodhej një automjet i dyshimtë, autorët kishin falsifikuar dhe targat, duke i bërë të njëjtat me mikun e objektivit. Pas verifikimeve nga krupi hetimorë u faktua se ai makinën e kishte në garazh, dhe automjeti që iu bë atentat Ardian Çapes ishte i vjedhur në Tiranë, në zonën e kodrës së diellit. Disa persona janë marrë në pyetje por asnjë e dhënë nuk është përfituar për të zbardhur krimin. Pista kryesore e hetimit që po ndiqet nga Prokuroria është ajo e konflikteve që fisi Çapja ka në qytetin e Elbasanit. Gjatë dy viteve të fundit tre atentate janë bërë ndaj kësaj familje në Elbasan.

Në 3 Shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë dhe u plagosën 8 të tjerë. Gjashtë muaj më pas në qendër të qytetit në 6 Qershor u plagos Bledar Muça, i cili po udhëtonte me makinë me Florenc Çapjan. Ndërsa dy ditë më pas anëtarët e familjes Çapja u përplasen me armë me policinë, pasi po vëzhgoheshin nga kjo e fundit. Ngjarja e së shtunës është atentati i tretë ku tentohet eliminimi i pjesëtarëve të kësaj familje. Po hetohet edhe djegia e një makine të dytë brenda 24 orëve në këtë qytet nëse ka lidhje me ngjarjen. 
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Item Reviewed: Hetimet, si u njoftuan autorët mbi lëvizjet e Ardian Çapjes Rating: 5 Reviewed By: MEDIA CREATION